VAJZAT E ISH-PRESIDENTIT BUSH U DËRGOJNË MESAZH VAJZAVE TË OBAMËS

by on 21/01/09 at 6:14 pm

Binjaket e ish-presidentit George W. Bush u këshillojnë vajzave të qiramarrësit të ri të Shtëpisë së Bardhë të kënaqen në këtë vend “magjik” dhe të mos harrojnë asnjëherë kush është me të vërtetë babai i tyre edhe nëse atij do t’i bëhen karikatura.
Jenna dhe Barbara Bush tregojnë kujtimet e bukura që kanë nga qëndrimi në Shtëpinë e Bardhë, i pari kur ato ishin shtatë vjeçe dhe kur gjyshi i tyre George H.W.Bush ishte president, në një letër dërguar vajzave të Barak Obamës, Sasha dhe Malia, e publikuar sot në Wall Street Journal.
Në këtë mesazh, Jenna dhe Barbara Bush japin si këshillë të veçantë që të rrethohen nga “miq besnikë”.
Sa për qenin që presidenti Obma u ka premtuar vajzave të tij, Jenna dhe Barbara Bush u rekomandojnë: “duajini shumë kafshët tuaja, sepse ndonjëherë do të keni nevojë për një vend të qetë ku të ngushëlloheni gjë që vetëm kafshët mund ta bëjnë.
“Përfitoni sa më shumë nga jeta në një vend të tillë magjik”, shtojnë vajzat e ish-presidentit amerikan.
Nëse jeta në Shtëpinë e Bardhë ka avantazhet e saj, ato tregojnë gjithashtu se të jesh vajzë presidenti ka gjithashtu anët e veta të pakëndshme. Kështu, ato kujtojnë kur u është dashur të durojnë portrete pak mikluese të babait të tyre.
“Shumë njerëz do të mendojnë se e njohin atë, por ata nuk kanë asnjë ide nga ajo se çfarë ka ndjerë ai ditën kur lindët ju, për krenarinë që ai ndjeu kur ju filluan shkollën ose se në ç’masë dëshironi ju të jeni vajzat e tij”.
“Pra, ja këshilla jonë më e rëndësishme: mos harroni kush është me të vërtetë babai juaj”

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login