Topi: Zgjedhjet Parlamentare në Shqipëri më 28 qershor

by on 14/01/09 at 1:24 pm

Të dielën e fundit të qershorit 2009, të gjithë shqiptarët me të drejtë vote do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 140 deputetët e rinj që do të ulen në karriget e Kuvendit shqiptar.

Në njoftimin e publikuar online në faqen zyrtare të presidencës thuhet se Presidenti dekretoi datën e zgjedhjeve për Kuvendin “ Në mbështetje të neneve 92, shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës, dhe të nenit 184 të ligjit nr. 10 019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” .
Gjithashtu në faqen zyrtare të Presidencës mësohet se dekreti me numër 6008 hyn në fuqi menjëherë.

Shpallja e datës së zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri nga Presidenti Bamir Topi përkon me hyrjen në fuqi të ligjit për
Kodin e ri Zgjedhor i cili u botua më 31 dhjetor 2008 në fletoren zyrtare.

Më 30 dhjetor të 2008, Presidenti i Republikës së Shqipëri Bamir Topi firmosi dekretin per Kodin e ri Zgjedhor, me rregullimet e propozuara nga vetë ai.
Një ditë më parë, më 29 dhjetor Kodi, i cili ishte rikthyer nga kreu i shtetit për disa rregullime, u miratua me konsensusin e dy partive të mëdha PD dhe PS. LSI e PDK kundërshtuan Kodin pasi sipas tyre “Ky ligj nuk mbron interesat e partive të vogla por të mëdhatë fitojnë vota në kurriz të të vegjelve”.
Dekreti i kreut të shtetit për Kodin e ri Elektoral u rregullua me dispozitë kalimtare nga komisioni i posaçëm i Reformës zgjedhore në Kuvend, pas kthimit per shqyrtim ne Kuvend me datën 3 dhjetor.

Ligji elektoral përcakton rregullat për përgatitjen, zhvillimin, administrimin, mbikëqyrjen, si dhe shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë dhe për organet e qeverisjes vendore.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login