TOPI-BUSHIT: ROLI I SHBA NË RAJONIN TONË I RËNDËSISHËM PËR SIGURINË DHE PAQEN
by DashiC on 21/01/09 at 6:29 pm
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, në një mesazh drejtuar të mërkurën ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh W. Bush, vlerësonte rolin e SHBA në rajonin tonë për sigurinë dhe paqen.
“Vizita Juaj në vendin tonë ishte mesazhi më i qartë për Shqipërinë, Kosovën e Ballkanin Perëndimor se roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rajonin tonë mbetet sa i rëndësishëm për sigurinë dhe paqen e qëndrueshme, aq edhe i vlerësuar”, thuhet në mesazhin e Presidentit Topi.
Zyra e shtypit pranë Presidencës bënte të ditur se Kreu i shtetit shqiptar, në këtë mesazh shprehte mirënjohjen e sinqertë për rolin e rëndësishëm që ish-Presidenti Bush ka luajtur në zhvillimin e thellimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera dhe bashkëpunimit të sinqertë midis dy vendeve tona, veçanërisht në mbështetjen e palëkundur për integrimin e Shqipërisë në strukturat euroatlantike si dhe në inkurajimin në reformat e thella për demokraci, drejtësi e liri në Shqipëri.
Leave a Comment