TONIN VOCAJ EMËROHET DREJTOR I POLICISË SË TIRANËS

by admin on 07/01/09 at 3:54 pm

Drejtuesi i Parë,  Tonin Vocaj është emëruar të mërkurën në postin e  Drejtorit të  Policisë së Qarkut në Tiranë.
Lajmi është konfirmuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, e cila përmes një deklarate për mediat bëri të ditur emërimet e reja të bëra në strukturat e policisë me qëllim përmirësimin e punës së saj.
Sipas njoftimit zyrtar,
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,   Ahmet Prençi ka kryer disa emërime dhe konkretisht:
-Dre
jtues i Parë Tonin Vocaj, emërohet Drejtor në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë. Deri tani ai ishte Drejtor në Drejtorinë e Luftës Kundër Krimeve të Rënda.

-Drejtues i Parë Hamdi Fjora, kthehet Drejtor në Drejtorinë e Forcave Lëvizëse Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ai  ishte  komanduar Drejtor në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë.

-Drejtues Artan Cuku, emërohet emërohet Zv/drejtor për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, deri tani Zv/drejtor për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Berat.

-Drejtues i Parë Nikolin Bala, emërohet Drejtor në Drejtorinë e Luftës Kundër Krimeve të Rënda, deri tani Drejtor i Policisë së Qarkut Shkodër.

-Drejtues Artan Mehmeti, emërohet Zv/drejtor për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë, deri tani Zv/drejtor për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Lezhë.

-Kryekomisar Artan Hasani, komandohet Drejtor i Policisë së Qarkut Shkodër, deri tani Zv/drejtor për hetimin e krimeve në Drejtorinë e Policisë Shkodër.

-Kryekomisar Çesar Keçi, emërohet Zv/drejtor për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Lezhë, deri tani specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

-Kryekomisar Ferdinant Dusho, emërohet Shef Komisariati, në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, deri tani shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Lezhë.

-Kryekomisar Asllan Shyti, emërohet Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Lezhë, deri tani Shef Komisariati, në Komisariatin e Policisë Krujë.

-Kryekomisar Nikoll Vatnikaj, emërohet Shef Komisariati nr. 2 Tiranë, deri tani Shef Komisariati nr.1 Tiranë.

-Komisar Dorian Muça, komandohet Shef i Komisariatit nr. 1 Tiranë, deri tani shef Seksioni në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë.

-Kryekomisar Atnan Shehu, emërohet Shef Komisariati, në Komisariatin e Policisë Krujë, deri tani Shef në Komisariatin nr. 2 Tiranë

-Kryekomisar Nazmi Shuli, emërohet Shef Sektori në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, deri tani Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Gjirokastër.

-Kryekomisar Ali Allaraj, emërohet Shef Komisariati nr. 3 Tiranë, deri tani Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Elbasan.

-Kryekomisar Marjan Laca, emërohet Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Elbasan, deri tani Shef Komisariati nr. 3 Tiranë.

-Kryekomisar Saimir Shehu, emërohet Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Kukës, deri tani Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Dibër.

-Kryekomisar Alejdin Omuri, emërohet Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Dibër, deri tani Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Kukës.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login