Tirana dhe Shishtaveci, skuadrat kampione ne ski
by Andi Bega on 11/01/09 at 6:35 pm
Skuadra e Tiranes per femra dhe Shishtaveci per meshkuj jane kampionet shqiptare ne sportin e skive.
Ne kampionatin kombetar qe behet per te dytin vit radhazi ne Dardhe te Korces, Tirana ka mundur te grumbulloje 28 pike, ndersa ekipi i Shishtavecit 30 pike.
Ne nje piste me gjatesi prej 200 metrash kane startuar garen 50 sportiste skiatore nga i gjithe vendi nga te cilet 18 kane qene femra, nje pjesemarrje e larte kjo per kete sezon dimeror.
Skipista e rinovuar ne Bigell te Dardhes ka sjelle edhe nje nivel me te larte per garat e sivjetshme, pasi ka plotesuar te gjitha kushtet teknike.
Ne kete kampionat morren pjese ekipet e Pukes, Shishtavecit, Korces, Kukesit, Tiranes, Durresit, Elbasanit, Voskopojes, Vikthuqit, Borjes dhe shkolla e Shishtavecit.
Skipista eshte ndertuar ne nje lartesi prej 1735 metra mbi nivelin e detit, e vetmja ne vend me kushtet optimale per organizimin e nje kampionati me permasa kombetare.
Leave a Comment