Thaçi kundër opozitës – s’ka zgjedhje parlamentare

by on 13/01/09 at 9:13 am

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Foto: AFP

Kërkesat për mbajtjen e zgjedhjeve vijnë nga njerëz të cilët nuk dëshirojnë zgjedhje, por vetëm zhurmë, ka thënë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pasi i ka dorëzuar presidentit Fatmir Sejdiu Raportin për punën njëvjeçare të Qeverisë.

Kryeministri e ka cilësuar sukses të tij shpalljen e pavarësisë dhe menaxhimin e situatës pas shpalljes së saj, shtrimin e rreth 600 km rrugë, ndërtimin e shkollave dhe rritjen e pagave të mësimdhënësve.

Ai nuk ka përmendur asnjë dështim dhe nuk ka dashur të flasë nëse do të këtë ndryshime në kabinetin e tij.
Thaçi ka pranuar se Qeveria ka pasur vështirësi në veri, por ka premtuar se do të shtrijnë autoritetin në bashkëpunim me EULEX-in edhe në këtë pjesë të Kosovës.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login