THAÇI: BUJQËSIA PRIORITET ME POLITIKA KONTABILE DREJT INTEGRIMIT NË BE

by on 15/01/09 at 1:27 pm

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi sot se sektorin e bujqësisë qeveria e ka vënë në prioritetet e vendit dhe se ajo po harton politika për zhvillimin e sektorit të bujqësisë, të cilat janë plotësisht kompatibile me politikat e integrimeve në Bashkimin Evropian.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka rritur 40 për qind buxhetin për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes së cilës synohet rritja e të ardhurave në ferma, përmirësimi i aftësisë konkuruese të ndërmarrjeve agropërpunuese, zëvendësimi i importit me produkte vendore, rritja e eksportit, mbrojtja e shëndetit publik, ripyllëzimi i sipërfaqeve pyjore dhe përmirësimi i jetës në zonat rurale”, tha Thaçi në seminarin kombëtar për politikat bujqësore 2009-2013, zhvilluar sot në Prishtinë.
”Bujqësia është sektor i rëndësishëm ekonomik, që siguron pjesën më të madhe të punësimit në Kosovën e pasluftës. Zhvillimi i qëndrueshëm rural do të jetë i rëndësishëm për përmirësimin e cilësisë së jetesës përmes promovimit të bujqësisë dhe aktiviteteve tjera ekonomike rurale”, tha kryeministri.
”Duke marrë parasysh se rreth 60 për qind e popullsisë së Kosovës jeton në zonat rurale, sektori i bujqësisë luan një rol të rëndësishëm në ofrimin e mundësive për punësim dhe për krijimin e të ardhurave për njerëzit që jetojnë në zonat rurale”, theksoi Thaçi.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login