Tepelena proteston kundër Bollanos e Kserës

by Mimoza A on 14/01/09 at 2:32 pm

Një protestë kundër kryetarit të Bashkisë së Himarës dhe Prefektit te Gjirokastrës është zhvilluar sot në sheshin “Ali Pashë Tepelena” në Tepelenë.
Personat e mbledhur ditën e sotme në sheshin kryesore të Tepelenës kanë si synim mbështetjen ndaj dy të rinjve që u arrestuan para disa ditësh gjatë një proteste kundër kryebashkiakut të Himarës, Vasil Bollanos, dhe prefekti i qarkut Gjirokastër, Spiro Ksera.
Protesta e paralajmëruar ditë më parë nga disa shoqata atdhetare, sot u përqendrua në ambientet e Gjykatës së Tepelenës ku u dha masa e arrestit për shtetasit Orgen Hasanbegaj e Luan Halili.
Këta të fundit u arrestuan para disa ditësh për veprën penale të prishjes së qetësisë dhe për këtë shkak sot gjykata vendosi t’i hetojë në gjendje të lirë.

Protestës së banorëve të Tepelenës kundër Bollanos e Kserës iu bashkuan edhe banorë të Gjirokastrës. Protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë ndaj deklaratave të Bollanos për Vorio Epirin dhe në shenjë proteste kanë djegur në mes të sheshit “Ali Pashë Tepelena” një flamur grek me emrin e Vasil Bollanos së shkruar në të.
Kryetari i Bashkisë së Himarës Vasil Bollano dhe prefekti i Gjirokastrës kanë bërë deklarata publike për Vorio Epirin duke e konsideruar Jugun e Shqipërisë pjesë të Greqisë.

Ndaj deklaratave të tyre ka reaguar shtypi dhe shoqatat e ndryshme atdhetare, ndërsa nuk ka patur reagime nga shteti. Edhe politikanë apo përfaqësues të disa partive i kanë kërkuar publikisht presidentit dhe kryeministrit shkarkimin e kryebashkiakut të Himarës, Bollano.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login