Teatri i Metropolit premton rikthimin në skenë të Vaçe Zelës

by on 14/01/09 at 1:33 pm

Viti i ri ka filluar dhe bashkë me të dhe projektet e mëdha të institucioneve të Tiranës. Teatri i Metropolit sjell evenimente, të cilat kërkon ti vendosë fortë në kalëndarin artistik të Tiranës, si institucioni më i madh kulturor në qytet. Këtë herë institucioni ka ardhur në një fytyrë të re, pas një rikonstruksioni të madh të të gjithë ambjenteve të qëndrës kulturore Tirana. Një investim i madh këtë herë do të vijë për një sallë moderne në shërbim të të apasionuarve të teatrit. Do të ketë mundësi që për herë të parë pas kaq e kaq viteve e madhja këngëtare shqiptare Vaçe Zela te rikthehet në vendlindje dhe në sallën e Pallatit të Kongreseve të ketë një spektakël të madh, për një figurë të madhe si ajo. Por vazhda e projekteve nuk ka lidhje vetëm me gjendjen fizike të institucionit, por dhe të projekteve që Teatri i Metropolit kërkon të sjellë në Tiranë. Do të fillojë menjëherë puna për realizimin e një vepre të madhe francese më një staf shqiptaro francez. E në fakt është hera e dytë që TM sjell në shqipëri vepra të një teknike bilinguale.Teatri i Metropolit i përqëndruar krejtësisht në një frymë të re, e cila përqëndrohet në fuqitë e n jë brezi të tërë të rinjsh, do të tentojë që 2009-ta të jetë vazhda e projekteve të mëdha. Gjithçka bëhet e mundur për qytetarët e Tiranës nga Teatrin e Metropolit me sponsorizim të plotë nga buxheti i Bashkisë së Tiranës.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login