TË ARDHURAT NGA TVSH-ja GJATË 2009-ës PRITET TË ARRIJNË 117,491 MILIONË LEKË
by DashiC on 20/01/09 at 12:24 pm
Të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar(TVSH) parashikohet të arrijnë në 10 % të PBB-së ose 117,491 milionë lekë në vitin 2009.
Ekspertë të ministrisë së Financave thanë se parashikimi i të ardhurave nga TVSH-ja është bazuar në total në aspektet makroekonomike si rritja ekonomike, një normë konstante inflacioni përgjatë periudhës, prej 3 për qind.
Por faktorë të tjerë që do të ndikojnë në trendin e këtyre të ardhurave janë edhe mbajtja konstante e normës së TVSH-së, trendi historik i këtyre të ardhurave, si dhe përmirësimet administrative prej 2.5 për qind në vitin 2009.
Bazuar në këta tregues, sipas ekspertëve të financave publike, baza e tatueshme e TVSH-së do të rritet me rritjen e vlerës nominale të PBB-së, si rezultat i përmirësimeve administrative dhe përmirësimit të strukturës së PBB-se në dobi të sektorëve që paguajnë TVSH-në.
| 2006 | 2007 | 2008 | 2009 | |
| ritmi vjetor i rritjes në % | 15.1 | 18.2 | 19.5 | 12.0 |
Leave a Comment