Suedia, tur në SHBA pa Larson

by on 10/01/09 at 3:28 pm

Sulmuesi veteran, Henrik Larson, nuk do të jetë pjesë e kombëtares suedeze, që në fund të muajit janar do të udhëtojë drejt SHBA-së për të zhvilluar dy ndeshje miqësore. Kjo ka ngritur shumë dyshime rrethe të ardhmes së karrierës së lojtarit në arenën ndërkombëtare. Sipas trajnerit suedez, Lars Lagerbak, dhe ndihmësit të tij, Ronald Anderson, “37-vjeçari Larson ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. Edhe pse momentalisht lojtari i Helsinborgut nuk po stërvitet, ai po ruan formën fizike, duke luajtur “Floorball” (një sport mjaft i praktikuar në Suedi. Lagerbak nga ana e tij ka deklaruar se Lasoni i ka dyert e hapura për të qenë pjesë e kombëtares në të ardhmen”. Më 24 janar, Suedia do të luajë kundër SHBA-së, ndërsa 4 ditë më vonë përballë Meksikës. Nordikët, të cilët ndodhen në vendin e pestë në kuotë të barabartë pikësh me Shqipërinë (5 pikë) në Grupin 1 të eliminatoreve, pretendojnë të arrijnë kualifikimin për në finalet e Botërorit të Afrikës së Jugut 2010.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login