Stajnberg: Situata mes Maqedonisë dhe Greqisë po përkeqësohet
by Mimoza A on 14/01/09 at 1:21 pm
Zëvendëspresidenti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, Donald Stajnberg, thotë se situata mes Maqedonisë dhe Greqisë po përkeqësohet në nivele shqetësuese. Kjo gjendje, sipas tij, mund të ketë ndikim edhe në rajon. Në raportin për Maqedoninë ky grup ndërkombëtar që angazhohet për pengimin e konflikteve, thotë se ekziston mundësa e kthimit të konfliktit mes shqiptarëve dhe maqedonasve dhe se mosmarrëveshja mes Athinës dhe Shkupit mund të dëmtojë përparimin e Maqedonisë pas vitit 2001. “Shtyrja e integrimit pa kufi në NATO dhe BE mund të pengojë strategjinë e stabilizimit të vendit. Besojmë se procesi i zgjerimit të BE së dhe integrimit përfshin Maqedoninë dhe fqinjët e saj në një proces të përbashkët për të tejkaluar disa nga shqetësimet që janë shprehur nga shqiptarët dhe grupet e tjera etnike brenda Maqedonisë”, tha Stajnberg në një intervistë për BBC-në.
Leave a Comment