SHUHET HISTORIANI E VEPRIMTARI I ÇËSHTJES KOMBËTARE ZEKERIA CANA

by on 11/01/09 at 7:43 pm

Prof. Dr. Zekeria Cana, historian dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, ndërroi jetë dje në moshën 75 vjeçare. Ceremonia e varrimit bëhet sot në Prishtinë pas ceremonisë  komemorative dhe omazheve, ku kanë marrë pjesë edhe presidenti Fatmir Sejdiu e drejtues të tjerë të vendit.
Ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e historianit Zekeria Cana, përmes një telegarami dërguar familjes në emër të      everisë së Republikës së Kosovës ka shprehur kreyeministri Hashim Thaçi.
Prof. Dr. Zekeria Cana, njëri ndër veteranët e histografisë shqiptare, u lind në Gjakovë, më 15 mars 1934.
Krahas punës kërkimore-shkencore pjesë e veprës së tij jetësore janë aktivitetet e ngjeshura edhe në rrafshin shoqëror, politik dhe humanitar. Është themelues i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, që kërkonte guxim e vendosmëri dhe sakrificë personale e familjare, nismëtar i Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve e të Ngatërresave dhe krah i djathtë i prijësit të kësaj lëvizje Prof. Anton Çettës.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login