SHTYPI PARIZIAN MJAFT ENTUZIAST PËR OBAMËN, MË SKEPTIK PËR VEPRIMIN E TIJ
by DashiC on 20/01/09 at 12:01 pm
Shtypi parisian po tregohet mjaft entuziast për Barak Obamën, presidentin e 44-t të Shteteve të Bashkuara i cili bën betimin sot, por është shumë më i kujdesshëm lidhur me aftësinë e tij për të përmbushur shpresat e mëdha që kanë njerëzit tek ai në vendin e tij dhe kudo në botë.
E përditshmja e majtë “Liberation” thekson se kjo “politikë e dyshimtë, pra e aftë për kompromis” është sidoqoftë “shumë më lart se mësimet e përjetshme nga llogaritjet e cinikëve dhe të të nënshtruarve”.
Sipas editorialit të të përditshmes së pavarur “Le Monde”, “Barak Obama e ka patriotizmin në gjak, por “as që përputhet fare me patriotizmin e ngushtë dhe të pazhvilluar të ekipit të mëparshëm”.
E përditshmja komuniste “L’Humanite” shtron pyetjen: “Çdo të bëhet me shpresën për t’i dhënë fund luftës së civilizimeve e krijuar nga George W. Bush?”.
Gazeta e krishterë “La Croix” nuk e shpërfill aspak mundësinë e shpresave që humbin. Megjithatë ajo fton të jetohet ëndrra të paktën për këtë ditë të ceremonisë së betimit./
Leave a Comment