SHKËMBIMET TREGTARE ME MAQEDONINË NË 11 MUAJ ARRIJNË NË 12 MILIARDË E 75 MILIONË LEKË

by on 10/01/09 at 2:20 pm

Shkëmbimet tregtare me Maqedonisë po njohin rritje, çka tregon se tregu maqedonas është bërë një fushë të mirë e zhvillimit tregtar.
Gjatë periudhës janar-nëntor të 2008-tës shkëmbimet tregtare me Maqedoninë arritën në vlerën e 12 miliardë e 75 milionë lekë, ku importet zunë pjesën kryesore të tyre.
Sipas të dhënave më të fundit, të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), vlera e importeve në 11 muaj arriti në 9 miliardë e 10 milionë lekëve.
Ndërsa eksportet e Shqipërisë drejt tregut të Maqedonisë për të njëjtën periudhë, arritën në 3 miliardë e 65 milionë lekë.
Nisur nga zhvillimet e tregjeve rajonale, qeveria shqiptare dhe ajo maqedonase po diskutojnë projekt-idetë për zhvillimin rajonal në fushën e transporteve, si një nga faktorët kryesorë të zhvillimit ekonomik të tyre.
Bashkërendimi i projekteve për krijimin e një tregu rajonal në sistemin e transportit do të mundësojë lidhje të shpejtë të Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës dhe vendeve të tjera si dhe daljen e tyre në det.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login