SHBA-ja refuzoi planin për sulm ndaj Iranit

by on 12/01/09 at 10:39 am

SHBA-ja refuzoi planin për sulm ndaj Iranit
Presidenti George W. Bush shmangu kërkesën sekrete të Izraelit, vitin e kaluar, për bomba kundër bunkerëve, të cilat do të përdoreshin kundër kompleksit kryesor nuklear të Iranit, duke thënë se në vend të kësaj kishte autorizuar aksion të mbuluar që të sabotohet zhvillimi i armëve nukleare nga Teherani, tha The New York Times.

Duke cituar zyrtarë të punëve të Jashtme të SHBA-së, The Times raportoi se Shtëpia e Bardhë nuk ishte në gjendje të thoshte nëse Izraeli kishte vendosur të sulmonte para kundërshtimit të Washingtonit, apo nëse kryeministri Ehud Olmert po përpiqej të shtynte Bushin të veprojë më me vendosmëri para se të ikë nga posti këtë muaj.

Zyrtarët e Qeverisë së Izraelit nuk deshën të komentonin mbi këtë raport.

Një zyrtar i SHBA-së i tha Reutersit në shtator se Pentagoni kishte refuzuar një kërkesë të Izraelit për pajisje të paspecifikuara “ofensive”, të cilat mund të përdoreshin kundër Iranit. Në vend të kësaj, Washingtoni iu dha radarë të avancuar për diktimin e lansimeve të raketave.

Detajet e programit të mbuluar të SHBA-së dhe përpjekjeve të administratës së Bushit që t’ia ndërrojë mendjen Izraelit, dolën nga 15 muaj të intervistave me zyrtarë të tashëm dhe të kaluar të SHBA-së, inspektorë ndërkombëtarë nuklearë, ekspertë nga jashtë dhe zyrtarë nga Evropa dhe Izraeli, njofton Times.

Asnjë nga të intervistuarit nuk deshën të emëroheshin, njofton gazeta, që nuk ka publikuar shumë detaje të këtij raporti për shkak të kërkesës së zyrtarëve të inteligjencës dhe administratës së SHBA-së.

Sipas gazetës, Bush në vend të këtij sulmi propozoi veprime më intensive të fshehta, duke shtuar se këto operacione dhe çështja nëse Izraeli do të pajohej me çka do më pak se sa një sulm konvencional mbi Iranin, paraqisnin probleme të ndërlikuara për Obamën.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login