SHBA – CHENEY: JEMI SHUMË PRANË PËRMBUSHJES SË OBJEKTIVAVE NË IRAK

by on 04/01/09 at 8:39 pm

UASHINGTON  Reuters - Zëvendëspresidenti amerikan, Dick Cheney deklaroi sot se SHBA-ja ishte shumë pranë përmbushjes së objektivave dhe qëllimeve të saj në Irak.
Gjatë një interviste për rrjetin televiziv CBS, Cheney ripërsëriti një mbrojtje të fuqishme të arsyeve për hyrjen e trupave amerikane në Irak gjatë vitit 2003, operacion në të cilin ai vetë ishte një element thelbësor.
“Jemi shumë pranë përmbushjes së pjesës më të madhe të objektivave si dhe kemi aritur një ulje të ndjeshme të niveleve të përgjithshme të dhunës në vend”, deklaroi Cheney, i cili largohet nga detyra e tij më 20 janar, kur do të marrë detyrën administrata e presidentit të zgjedhur Barack Obama.
Ai përmendi edhe rrëzimin nga pushteti të ish-liderit irakian Saddam Hussein, kushtetutën e re irakiane, zgjedhejt në Irak, si dhe marrëveshjen e realizuar kohët e fundit për qëndrimin e trupave amerikane në vend, por që saknsionon edhe tërheqjen e tyre në vitin 2011, gjë që Cheney e quajti një sukses.
“Të gjitha këto arritje do të konsiderohen si një sukses sipas të gjitha standarteve të të gjitha niveleve”, theksoi Cheney.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login