Server: Njohja e pavarësise se Kosovë kusht për antarësimin e Serbisë në BE
by Mimoza A on 16/01/09 at 10:27 am
Daniel Server, nënpresident i Institutit Amerikan të Paqes thotë se Serbia nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian, pa pranuar sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës. “Serbia patjetër duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, sepse në të kundërt, vendet anëtare të Bashkimit Evropian do ta bllokojnë anëtarësimin e saj në BE”, ka thënë Server per Zerin e Amerikes.
”Fakti që 22 vende anëtare të BE-së e kanë njohur pavarësinë e Kosovës duhet të shërbejë si shembull për të kuptuar se mjafton një prej tyre që të ushtrojë pushtetin e vetos për të bllokuar pranimin e Serbisë në Bashkimin Evropian”.
Sipas Server, Shtetet e Bashkuara duhet të angazhohen plotësisht në këtë situatë, ndonëse nevojitet “më shumë përgjegjësi” nga BE.
“Vendosmëria amerikane është e domosdoshme jo vetëm për Kosovën, në këto momente, por edhe për Bosnjen dhe demokratizimin e Serbisë’, ka shtuar Server. Gjithashtu ai vlerëson lart udhëheqjen e Kosovës në parandalimin e dhunës: “U heq kapelen atyre që kanë parandaluar dhunën, kanë parandaluar ekstremistët që të marrin në dorë situatën”, tha ai për “Zërin e Amerikës”.
Leave a Comment