Rusia, që nga e marta, gaz Evropës

by on 12/01/09 at 11:42 pm

Rusia do të rifillojë furnizimin me gaz të Europës përmes Ukrainës, duke filluar që nga mëngjesi i së martës, në vijim të kontratës për monituruesit ndërkombëtarë. Presidenca çeke e Bashkimit Europian ka bërë të ditur lajmin për arritjen e marrëveshjes nga Rusia, Ukraina dhe BE-ja. Qindra mijëra persona në Europë mbeten pa furnizime me gaz që kur Rusia mbylli rubinetat, pas mosmarrëveshjeve me Ukrainën. Por pavarësisht arritjes së marrëveshjes, do të nevojitet kohë derisa furnizimi me gaz i Europës t’i rikthehet normalitetit. Sipas BBC-së, furnizimet me gaz mund t’i rikthehen normalitetit vetëm, pas një kohe prej të paktën 36 deri në 48 orësh. Zëvendës shefi ekzekutiv i gjigandit rus Gazprom deklaroi në një konferencë për shtyp në Bruksel se nëse nuk do të ketë pengesa, furnizimi me gaz do të rifillojë të martën në orën 08:00. “Ne të gjithë shpresojmë që rifillimi i furnizimit me gaz të ndodhë nesër”, tha Medvedev. Sipas marrëveshjes së kalimit tranzit të gazit, monitoruesit ndërkombëtarë do të verifikojnë kalimin e gazit rus përmes Ukrainës. Më herët, Presidenti i Rusisë Dimitri Medvedev theksoi se gazi rus do të kalonte për në Europë përmes Ukrainës, vetëm atëherë kur monitoruesit ndërkombëtarë të ishin në terren dhe të ishte firmosur një marrëveshje nga të gjitha palët.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login