Ronaldo: Fama dhe pasuria nuk më kanë ndryshuar
by Mimoza A on 12/01/09 at 3:42 pm
Superylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, thotë se ai ka mbetur i njëjti, përkundër famës dhe pasurisë që ka fituar si futbollist. Megjithëse i pëlqen të jetojë në mënyrë luksoze, të ketë shtëpi të bukur dhe të vozisë vetura të shtrenjta, Ronaldo thotë se personaliteti i tij mbetet i njëjtë edhe nëse ka para edhe nëse nuk ka. “Asgjë nuk mund ta ndryshojë karakterin tim, mentalitetin dhe ambiciet. Un jam ende i njëjti pavarësisht nëse kam para në bankë ose jo”. “Është argëtuese kur ke para, mirëpo ambiciet e mia janë që të luaj futboll dhe ky është qëllimi im kryesor. Mua më janë dhënë disa mundësi të mira dhe i kam shfrytëzuar ato. Por asgjë nuk ka ndryshuar në personalitetin tim”, ka thënë portugezi për “Sunday Mirror”.
Leave a Comment