“Reporteret Pa Kufij” reagon pas sulmit mbi gazeten Tema

by on 14/01/09 at 1:39 pm

Organizata Reporteret pa Kufij ka denuar veprimet e policise shqiptare per bllokimin e ambienteve te gazetes Tema. Ne nje deklarate per shtyp te bere te marten, ajo i kerkon Ministrit Nishani te zbatoje vendimet e Gjyqesorit dhe te lejoje futjen e gazetareve te Teme-s, ne ambientet e punes. Deklarata shton se qeveria duhet t’i jape fund perdorimit te aparatit shteteror, per sulmet ndaj shtypit. organizata nderkombetare e njohur per mbrojtjen e lirise se mediave ne bote, kujton se gazeta tema ka shkruar nje numer artikujsh investigative qe denoncojne afera korruptive, ne te cilat jane perfshire anetare te qeverise dhe partise ne pushtet. Organizata gjithashtu denoncon prishjen e njeanshme te kontrates se rregullt 20 vjecare qe gazeta Tema kishte me Ministrine e Ekonomise dhe ngre alarimin per mosrespektim te vendimit te Gjykates, qe kerkonte pezullimin e bllokimit. Kjo nuk eshte hera e pare, qe reporteret pa kufij, kritikojne Shqiperine. Para disa muajsh nje deklarate tjeter kritikoi, ekzekutivin, per presionin e ushtruar ndaj televizioneve, qe kishin transmetuar spotin qe vinte ne loje fushaten mediatike te kryeministrit ne luften propagandistike antikorrupsion. Reporteret pa kufij eshte nje organizate nderkombetare e cila bashkepunon ngushte me grupet per mbrojtjen e te drejtave ne te gjithe boten. Ajo sherben dhe si keshilltare per Kombet e Bashkuara. Ne vitin 2005, organizata u nderua nga Bashkimi Europian me Cmimin prestigjioz “Sakharov” per lirine e mendimit.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login