RAMA: QEVERIA TË ZGJIDHË ME MATURI E TRANSPARENCË SITUATËN MONOPOL NË TREGUN E HIDROKARBUREVE
by admin on 09/01/09 at 10:32 pm
Partia Socialiste kërkoi sot nga qeveria të zgjidhë me maturi e transparencë situatën monopol në tregun e hidrokarbureve.
Kryetari i PS-së, Edi Rama, tha të premten në një konferencë shtypi, pas një takimi me përfaqësuesit e Shoqatës së Tregtarëve të Hidrokarbureve, se “qeveria duhet ta shohë këtë çështje me shumë qetësi, maturi, urtësi dhe transparencë, përpara se kjo të kthehet në një çështje eksplozive në mjedisin shqiptar”.
“Ky nuk është rasti dhe unë nuk do të bëj këtu një paradë për të nxjerrë përfitime politike nga një çështje që është delikate dhe që duhet zgjidhur, por ajo që ka rëndësi, është që kjo çështje të zgjidhet”, tha Rama.
Leave a Comment