QEVERIA PO BËN TË GJITHA PËRPJEKJET PËR LEHTËSIMIN E JETËS SE QYTETARËVE NË ZONAT E VERIUT

by on 09/01/09 at 10:38 pm

Kryeministri Sali Berisha u shpreh të premten, se qeveria po bën të gjitha përpjekjet për lehtësimin e jetës së banorëve të zonave verlindore të prekura nga moti i keq i ditëve të fundit, gjatë vizitës së tij në spitalin e qytetit të Kukësit, ku shkoi për të parë nga afër gjendjen e të sëmurëve të shtruar në këtë spital.
Zyra e shtypit pranë Kryeministrisë bënte të ditur sot, se gjatë vizitës në spitalin e këtij qyteti, Kryeministri vlerësoi punën e shkëlqyer të mjekëve të këtij spitali gjatë këtyre ditëve të veshtira për shkak të situatës së krijuar nga dëbora dhe reshjet.
“Dua të përgëzoj mjekët e spitalit, të cilët kanë bërë një punë të shkëlqyer gjatë gjithë këtyre ditëve. Unë vizitova reanimacionin, ku janë operuar të sëmurë që kanë ardhur nga zona të thella dhe ku marrin të gjitha ilaçet dhe mjekimin e duhur. Pavarësisht nga vështirësitë e dëborës dhe motit të keq, në këtë spital ofrohen të gjitha shërbimet dhe për këtë mjekët meritojnë përgëzimin më të madh”, u shpreh Kryeministri.
Kreu i ekzekutivit siguroi edhe njëherë se qeveria po bën të gjitha përpjekjet për lehtësimin e jetës së qytetarëve në këto zona.
“Për Shqipërinë, dëbora në këto zona është rezervë ujore për të ardhmen, është potencial i madh turistik. Unë i kam premtuar Shishtavecit rrugën dhe ju siguroj që do t’i qëndroj këtij premtimi. Por nuk është vetëm Shishtaveci zonë turistike, por duhet ta nisim nga Shishtaveci, sepse ka potencialin më të madh dhe do ta shtrijmë projektin edhe në zona të tjera. Po ndërtohet rruga drejt Valbonës në Tropojë, do të ndërtohet gjithashtu rruga që bën lidhjen me Peshkopinë, ndërkohë që rrugë po ndërtohen gjithandej”, u shpreh Kryeministri Berisha.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login