PS: ZYRAT E GJENDJES CIVILE NUK KANË ENDE NJË REGJISTËR UNIK TË SHTETASVE

by on 10/01/09 at 3:01 pm

Partia Socialiste shprehu shqetësimin të shtunën për mungesën e një regjistri kombëtar unik të shtetasve në zyrat e gjendes civile, çka, sipas saj, do të vonojë procesin e pajisjes së shtetasve me kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike.
Sekretari Organizativ i PS-së, Blendi Klosi, tha sot gjatë një konference për shtyp, se ”vetëm dy ditë nga fillimi i proçesit të aplikimit, zyrat e gjendjes civile në të gjithë vendin nuk zotërojnë një regjistër kombëtar unik të shtetasve, dhe regjistri aktual është i mbushur me gabime dhe dublime të shtetasve në të”.
Sipas tij, ” paafatësia qeveritare vonoi proçesin dhe ndaj aplikimi për kartë po fillon vetëm kur kanë mbetur më pak se 6 muaj nga data e zgjedhjeve, duke rritur shumë koston dhe amullinë e proçesit”.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login