PRESIDENTI VENEZUELIAN KËRCËNON TË DËBOJË NJË ZYRTAR TË AMBASADËS AMERIKANE

by on 11/01/09 at 12:32 pm

Presidenti venezuelian Hugo Chavez kërcënoi dje  se do të dëbonte një diplomat amerikan për të cilin ai tha se mund të ketë këshilluar një lider të opozitë se si të fitojë postin nëse Chavez mund të rikandidojë në zgjedhje.
Chaves, i cili dëboi amabasadorin amerikan vitin e kaluar, tha se zyrtari i paidentifikuar do të dëbohej nëse kishte prova se ai kishte marrë pjesë në një takim të zhvilluar në Puerto Riko.
“Nëse kjo provohet, unë do ta dëboj atë nga vendi për ndërhyrje në çështjet e brendshme të Venezuelës”, tha Chavez në një transmetim televiziv.
Chaves ka bërë thirrje për një referendum për të ndryshuar kushtetutën dhe për t’i lejuar atij  të rikandojë për postin e presidentit në vitin 2012. Sipas ligjit aktual, liderit socialist i duhet të japë dorëheqjen  në vitin 2013. Referendumi pritet të zhvillohet në muajin shkurt.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login