PRESIDENTI TOPI: ZGJEDHJET E REJA TË ZHVILLOHEN NË KLIMË TË QETË

by DashiC on 19/01/09 at 3:10 pm

Presidenti i Republikës, Bamir Topi shprehu të hënën, rëndësinë e madhe që ka për Shqipërinë dhe integrimin në strukturat euroatlantike,  zhvillimi më 28 qershor të 2009-ës i zgjedhjeve politike të lira dhe demokratike.
Gjatë mbledhjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë, (KLD), ku  do të organizohet shorti  për përzgjedhjen e tetë Gjyqtarëve të Shkallës së Apelit për Kolegjin Zgjedhor, Presidenti Topi theksoi rëndësinë e proçesit të zgjedhjeve,   për t’i dhënë fund njëherë e mirë tranzicionit, që  ka qenë i mbushur me zgjedhje apo kontensitime, implikime të karakterit ligjor dhe Kolegjeve Zgjedhore, ku  rezultati jo gjithmonë është pranuar nga strukturat administrative që përcakton ligji.
Presidenti Topi, duke e cilësuar si tepër të rëndësishëm Institucionin e Zgjedhjeve, prej nga derivojnë të gjitha Institucionet e tjera, tha se ”ka rëndësi që këto zgjedhje të zhvillohen në klimë të qetë dhe të jenë në funksion të qytetarit”.
Gjatë fjalës së tij, Presidenti Topi, njëherësh Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, vlerësoi punën e bërë nga KLD për vitin 2008, sidomos në rinovimin e Gjykatave me elementë të rinj, të cilët vijnë nga Shkolla e Magjistraturës.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login