PRESIDENTI TOPI DEKRETON SHPALLJEN E DISA LIGJEVE
by Andi Bega on 12/01/09 at 9:47 pm
Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekretoi të hënën shpalljen e disa ligjeve të miratura nga Kuvendi në fund te sesionit parlamentar.
Sipas një njoftimi nga Presidenca, Presidenti i Republikës dekretoi shpalljen e ligjit “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”, të ligjit “Për ratifikimin e “Marrëveshjes së huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit të OPEC-UT për Zhvillim Ndërkombëtar (OFID) për financimin e projektit të rrugëve dytësore dhe vendore”, të ligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën për taksimin e mjeteve rrugore në transportin ndërkombëtar të mallrave” etj.
Leave a Comment