PRESIDENTI DEKORON ME ‘MEDALJEN E MIRËNJOHJES’ GRUPIN MEDIATIK EDISUD SH.A DHE GAZETARËT BOLINO DHE LESI

by on 21/01/09 at 6:07 pm

Presidenti i Republikës Bamir Topi dekoroi të mërkurën me ‘’ Medaljen e Mirënjohjes’’ , Grupin Mediatik EDISUD, si dhe gazetarët z.Karlo Bolino dhe z.Nikollë Lesi , në prani edhe të shumë gazetarëve të njohur dhe figurave të shquara të kësaj fushe si dhe anëtarëve të kabinetit të Presidentit Zyra e Shtypit pranë Presidencës bëri të ditur se ‘’ Presidenti i Republikës i dorëzoi përfaqësuesit të EDISUD SH.A, zotit Xhuzepe Orsino ”Medaljen e Mirënjohjes” me motivacionin: “Për kontributin e dhënë në median shqiptare në informimin publik, si një faktor i rëndësishëm për zhvillimin dhe progresin e demokracisë në Shqipëri”; zotit Karlo Bolino “Medaljen e Mirënjohjes” me motivacionin: “Për kontribut në krijimin dhe zhvillimin e mediave në Shqipëri, si një faktor i rëndësishëm për zhvillimin dhe progresin e demokracisë” dhe zotit Nikollë Lesi “Medaljen e Mirënjohjes me motivacionin: “Themeluesit të gazetës së parë të pavarur në Shqipëri, “Koha Jonë”, nga dyert e së cilës dolën shumë gazetarë e drejtues të medias së sotme, duke u kthyer jo vetëm në tribunë të fjalës së lirë, por edhe në shkollë të medias së shkruar shqiptare’’
Pas marrjes së medaljes, përfaqësuesi i EDISUD SH.A, zoti Orsino u shpreh: “Dua të falënderoj Presidentin për dhënien e kësaj medaljeje. Prezenca jonë në Shqipëri, besoj që ka qenë gjithmonë shumë e kujdesshme për të ruajtur aktivitetet tona botuese ne lidhje me territorin. Gazeta Shqiptare, News 24, Radio Rash dhe Balkanweb dhe besoj se është dëshmimtarja e lidhjes me territorin. Ne jemi botues të pastër, kemi mbetur të pakët në Itali dhe nuk kemi interesa përtej asaj të botimeve dhe jemi në dispozicion të qeverisë shqiptare dhe të Presidentit për aq sa mund të bëjmë”.

Ndërsa zoti Karlo Bollino: “Unë dua ta falenderoj zotin President se kjo është një nder shumë i madh për mua që kam jetuar në Shqipëri për shumë vjet, por kam një eksperiencë shumë të gjatë që kam filluar, 18 vjet përpara, pra në  moshën e demokracisë shqiptare.”
I dekoruari  Nikollë Lesi theksoi: se “Së pari më lejoni të falënderoj Presidentin e Republikës, zotin Bamir Topi për nderin që më bëri! Së dyti, kjo dekoratë është jo vetëm e imja, por është e gjithë brezit të gazetarëve që punuan pas viteve ’90-të, ose në fillim të viteve ’90-të më saktë, qe punuan  me pasion me idealizëm dhe me nje kurajo të jashtëzakonshme civile ”

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login