POSTA SHQIPTARE SHPËRNDAN 11 MIJË KUPONA PËR QYTETARËT QË KANË APLIKUAR PËR KARTAT E IDENTITETIT

by DashiC on 15/01/09 at 1:30 pm

Posta Shqiptare sh.a ka shpërndarë sot deri në orën 11:00 për qytetarët e Tiranës, 11 mijë kupona të aplikimit për kartat e identitetit.
Burime nga Posta Shqiptare, bënë të ditur se pas shpërndarjes së 4 mijë kuponave në ditën e parë të proçesit të aplikimit për kartat e identitetit më 12 janar, do të vazhdojë furnizimi i vazhdueshëm dhe dinamik me kupona çka do të mundësojë që ky proçes të hapet në të gjithë Shqipërinë.
Proçesi i aplikimit për kartat e identitetit nisi më 12 janar dhe konsiderohet mjat i rëndësishëm pasi jo vetëm do të pajisë shqiptarët me një dokument standart sipas BE-së, por siguron dhe infastrukturën e nevojshme për zgjedhjet e 28 Qershorit.
Ndërkohë qytetarët që kanë marrë kuponat nga Posta Shqiptare po vazhdojnë proçesin e aplikimit për tu paijsur me kartat e identitetit.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login