Pezullohet shefi i policisë rrugore, Krenar Ahmeti
by Mimoza A on 12/01/09 at 8:46 pm

Pezullohet Krenar Ahmeti, shefi i policisë rrugore të Tiranës. Pezullimi i Ahmetit u bë pas një përplasje që ka patur me një qytetar. Vendimi për pezullimin e Ahmetit është marrë nga drejtori i sapo emëruar i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj. Qytetari denoncoi Ahmetin në polici duke e akuzuar atë se ka qenë ne gjendje të dehur në momentin e debatit me të. Ahmeti ka qenë dhe më parë i akuzuar për shkelje të disiplinës dhe sjellje të tilla. Për këtë arsye ai është në proces gjyqësor në Gjykatën e Tiranës.Në vend të tij është komanduar si shef i policisë rrugore të kryeqytetit, Nazmi Shuli.
Leave a Comment