PEKINI I BËN THIRRJE SHBA-SË PËR FORCIMIN E BASHKËPUNIMIT USHTARAK

by DashiC on 20/01/09 at 12:14 pm

Kina i bëri thirrje presidentit amerikan Barak Obama, i cili do të bëjë betimin sot, për forcimin e bashkëpunimit ushtarak dypalësh.
“Në këtë epokë të re, shpresojmë që Kina dhe Shtetet e Bashkuara do të përpiqen për krijimin e një atmosfere të favorshme për të përmirësuar dhe nxitur marrëdhëniet mes dy ushtrive”, deklaroi sot zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, koloneli Hu Changming, në një konferencë shtypi.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login