PD rrëzon projektligjin e LSI-së për Statusin e Minatorit

by DashiC on 27/01/09 at 3:20 pm

Me 58 vota kundër, 21 pro dhe 6 abstenime, Kuvendi ka rrëzuar dje projektligjin për statusin e minatorit të propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Sipas mazhorancës dhe konkretisht ministrit të Financave, Ridvan Bode, ky projektligj nuk ishte i plotë, ndaj duhet të rishikohej para se të bëhej votimi i tij në Parlament. Ndërsa Kryetarja e Kuvendit i ka kërkuar LSI-së që të tërheqë projektligjin për t‘i lënë hapësirë qeverisë të hartojë një projektligj të plotë. Pretendim ky i cili nuk është pranuar nga ana e LSI-së, e cila nëpërmjet deputetit Braho i ka kërkuar opozitës që të largohej nga salla e Kuvendit në shenjë proteste. Thirrje e cila është pranuar nga PS-ja, e cila është larguar bashkë me LSI-në. Projektligji për statusin e minatorit kishte të bënte me të drejtat e minatorëve, si dhe përcaktimin e kohës së pensionit të tyre.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login