PASQYRA E SHTYPIT TË KOSOVËS
by admin on 10/01/09 at 2:18 pm
“Koha Ditore”:
- “Fondacioni gjerman ‘Bertelsmann’ del me një analizë për periudhën pas pavarësisë së shtetit më të ri në botë – E ardhmja e paqartë e Kosovës - Sipas kësaj analize, vetëm pak muaj pas shpalljes së pavarësisë, shteti i ri e ka gjetur vetën të zhytur në një krizë fondamentale ‘në të cilën e gjithë çështja e sovranitetit të vendit është në pikëpyetje’. Në kontrast me atë çfarë përkrahësit e pavarësisë kanë planifikuar, gjatë dymbëdhjetë muajve të kaluar bashkësia ndërkombëtare nuk ia ka arritur të dalë me kornizë të re ligjore për misionin në terren”
- “KFOR: Dhunën në veri nuk po e nxisin shqiptarët”
- “Jakup Krasniqi: Turqia po lobon për Kosovën”
- “Izraeli vazhdon sulmet, refuzon rezolutën e OKB-së”
- “Transparenca e Qeverisë kalon në playback”
- “Kosova, Shqipëria e Maqedonia me treg të integruar”
- “Prokurorët e gjyqtarët të paprekshëm nga drejtësia”
- “Qeveria, dorështrënguar për shkencën”
- “Holbrooke, Berns dhe Ross – ndihmës të Hillary Clintonit”
“Lajm”
- “Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, u shpall ‘Qytetar Nderi i Ferizajt’ – Integrimi kombëtar në familjen evropiane”
- “Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë – Trekëndëshi ekonomik kombëtar”
- “Komandanti i KFOR-it për veriun e Kosovës, gjenerali Jakovleff, sqaroi si ka ndodhur përshkallëzimi i dhunës në Mitrovicë – Incidentet nuk i kanë shkaktuar shqiptarët”
- “Sipas komandantit të parë të KFOR-it, gjeneralit Michael Jackson – Mitrovica s’është diskutuar gjatë Marrëveshjes së Kumanovës”
- “Qeveria dhe Policia janë duke e hartuar një strategji për të vepruar rreth sigurisë në veri – Plane në letër”
- “Qeveria e shkurton buxhetin e Policisë së Kosovës – Gjashtë milionë euro më pak”
“Zëri”:
- “TMK shpërbëhet me 20 janar, Forca e Sigurisë e Kosovës starton të nesërmen”
- “Bamir Topi kthehet në Tiranë me shumë çmime e mirënjohje nga Kosova”
- “Jakovlef: Nëse dikush hap zjarr në veri, KFOR-i do t’i përgjigjet me zjarr”
- “Majkëll Xhekson: Ndryshimi i Marrëveshjes së Kumanovës nuk do të ishte punë e mençur”
- “Qeveria e miraton raportin vjetor, gazetarët ankohen për pengesa në punë”
- “Shtyhet për një javë fillimi i gjysmë vjetorit të dytë”
- “Sipas ‘Projektit të Strategjisë së Mbrojtjes’ të Ministrisë së Mbrojtjes të Qeverisë së Serbisë – Shteti i Kosovës kërcënimi më i madh për Serbinë”
“Epoka e Re”:
- “Flet Jakup Krasniqi – Kosovën do ta njohin Pakistani dhe Bangladeshi – Në Turqi kemi marrë premtime për ndihmë ekonomike”
- “Komandanti i parë i KFOR-it, Majkëll Xhekson, ka folur për marrëveshjen e Kumanovës – Mitrovica s’ka qenë pjesë e Marrëveshjes së Kumanovës”
- “Jo nuk ndahet o Mitrovica…!”
- “KFOR-i – dhunës me dhunë”
- “Tërmkolli synon të bëhet kryetare e LDK-së”
- “Ramushi po gabon” –Ish-ministri Dugolli për kreun e AAK-së, partisë së tij
“Bota Sot”:
- “Gjeneral Mike Jackson, Mitrovica nuk është diskutuar gjatë Marrëveshjes së Kumanovës – Francezët e përgatitën ndarjen e Mitrovicës?”
- “Gjenerali Jakovleff: ‘Shqiptarët nuk i shkaktuan incidentet në veri’ – Serbët shkaktuan dhunën në veri”
- “Presidenti Topi dhe presidenti Sejdiu në Ferizaj – Topi merr ‘Çmimin Qytetar Nderi’”
- “Blindohet policia”
- “Senati në vitrinë – Përsëritjet që prodhojnë traumë kolektive”
- “Kongresi zyrtarizoi Barack Obamën si presidentin e 44-të amerikan”
- “Policia pa shpresa për rritje të pagave – Marrëveshja e sindikatës për paga ka dështuar”
“Infopress”:
- “Shqiptarët ekonomikisht bashkë”
- “Malajzia mbyll zyrën në Kosovë!”
- “Në Kumanovë s’është përmendur Mitrovica”
- “Një vit pune dhe koalicion stabil”
- “Turqia vazhdon lobimin për Kosovën”
- “Editorial – U duhen paratë!!!”
“Express”:
- “Komunizmi të pleqnohet”
- “Vijnë të dhënat – Kthehen nga Ankaraja e Turqisë, të dhënat nga ekspertiza për shpërthimin që ka ndodhur para Zyrës Civile Ndërkombëtare në Prishtinë, në nëntor të vitit të kaluar. Aty ka shumë detaje dhe vlerësohet shumë i rëndësishëm për arrestimet e tjera që mund të ndodhin.”
- “Le të flasin viktimat”
- “Koment – Kujdes për drejtësinë kolektive”
- “Vritet 13 vjeçari”
“Kosova Sot”:
- “7 milionë më pak për policinë”
- “232 faqet e suksesit, kabineti Thaçi ‘perfekt”’
- “Lutfi Haziri, s’u shmangemi zgjedhjeve”
- “Xhekson, mos e ndërroni Marrëveshjen e Kumanovës”
- “Bizneset, të përgatitemi për Shëngjinin”
- “Editoriali – Lajme të këqija për uniformat blu”
Leave a Comment