PARASHIKIMI I MOTIT PËR DITËN E SOTME, 20 JANAR
by DashiC on 20/01/09 at 11:59 am
Vendi ynë sot (e martë), 20 Janar, do të ndikohet nga vlera të ulta të presionit atmosferik, me qëndër në Europën Veriperëndimore. Masat e ajrit do të jenë të paqëndrueshme, me origjinë mesdhetare. Moti do të jetë me vranësira të ndërrueshme dhe me reshje shiu gjatë mbrëmjes, bëri të ditur për ATSH-në Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Era do të fryjë me shpejtësi 1-12 m/sek në drejtimin Jugperëndim -Juglindje. Valëzimi në bregdet parashikohet të jetë 3-5 ballë.
Temperaturat më të ulëta dhe më të larta në qytetet kryesore parashikohen si më poshtë:
Tirana 10 dhe 16
Shkodër 5 dhe 11
Durrës 9 dhe 16
Lezhë 6 dhe 12
Kuçovë 5 dhe 17
Gjirokastër 8 dhe 12
Peshkopi 3 dhe 9
Elbasan 7 dhe 17
Kukës 6 dhe 10
Korçë 4 dhe 10
Vlorë 10 dhe 18
Sarandë 10 dhe 18
Ditën e mërkurë moti parashikohet të jetë me vranësira të dendura, të shoqëruara me reshje shiu në të gjithë territorin e vendit dhe me ulje të temperaturave maksimale.
Leave a Comment