PARASHIKIMI I MOTIT PËR DITËN E SHTUNË, 10 JANAR 2009

by on 09/01/09 at 11:03 pm

Vendi ynë nesër (e shtunë), 10 Janar 2009, do të ndikohet nga periferia e presionit atmosferik të ulët. Mbi vendin tonë do të qarkullojnë masa ajrore të paqëndrueshme, relativisht të ftohta dhe të lagëta. Moti do të jetë me vranësira të ndërrueshme dhe me reshje të dobëta shiu, kryesisht në jug të vendit, bëri të ditur për ATSH-në Shërbimi  Meteorologjik Ushtarak.
Era do të fryjë me shpejtësi 2-10 m/sek në drejtim të Verilindjes. Valëzimi në bregdet parashikohet të jetë 3-5 ballë.
Sipas SHMU-së, ditën e dielë vendi ynë do të ndikohet nga vlera të larta të presionit atmosferik.  Masat e ajrit pritet të jenë të qëndrueshme, të ftohta dhe të thata.
Temperaturat më të ulëta dhe më të larta në qytetet kryesore për ditën e nesërme, parashikohen si më poshtë:

Tirana                  8  dhe    14

Shkodër              3  dhe       8

Durrës                 6  dhe     14

Lezhë                  4  dhe       8

Kuçovë               4  dhe     16

Gjirokastër          6  dhe     10

Elbasan               6  dhe     14

Kukës              - 7  dhe       0

Peshkopi          - 7   dhe      0

Korçë               -2  dhe       4

Vlorë                  8   dhe    16

Sarandë              8   dhe    15

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login