PARASHIKIMI I MOTIT PËR DITËN E DJELE, 11 JANAR 2009
by Andi Bega on 10/01/09 at 9:50 pm
Vendi ynë nesër, (e dielë), 11 Janar 2009, do të ndikohet nga periferia e presionit atmosferik të lartë. Mbi vendin tonë do të qarkullojnë masa ajrore relativisht të qëndrueshme, të lagta dhe relativisht të ftohta në zonat malore. Moti do të jetë i altrenuar me kthjellime dhe vranësira mesatare, ndërsa në zonat verilindore dhe juglindore deri në të dendura, që do të pakësohen në mesditë, bëri të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak Shqiptar.
Era do të fryjë me shpejtësi 1-10 m/sek në drejtim të Veriperendim- juglindje.Valëzimi në bregdet parashikohet të jetë 3-5 ballë.
Sipas SHMU-së, ditën e hënë, vendi ynë do të ndikohet nga vlera të larta të presionit atmosferik. Masat e ajrit pritet të jenë të qëndrueshme, relativisht të thata dhe të freskëta, me shtim vranësirash pasdite deri mesatare.
Temperaturat më të ulëta dhe më të larta në qytetet kryesore për ditën e neserme sotme, parashikohen si më poshtë:
Tirana 6 dhe 13
Shkodër 0 dhe 9
Durrës 6 dhe 13
Lezhë 3 dhe 12
Kuçovë 5 dhe 15
Gjirokastër 6 dhe 9
Elbasan 6 dhe 12
Kukës -9 dhe -3
Peshkopi -11 dhe -3
Korçë -2 dhe 3
Vlorë 9 dhe 15
Sarandë 9 dhe 15
Leave a Comment