Olldashi: Ligji për “planifikimin e territorit”, i plotësuar juridikisht
by Mimoza A on 14/01/09 at 3:18 pm

Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi analizoi ligjin për “planifikimin e territorit”, që sipas tij është plotësuar tërësisht nga ana juridike dhe mangësia e tij e vetme është se nuk mund të ndikojnë në përgjeshmërinë njerëzore. Gjithashtu ai shtoi për ekspertët e ndryshëm të pranishëm në forumin për diskutimin e ligjit të ri të zhvillimit të territorit se zbatimi dhe funksionimi i këtij ligji mund të bëhet me anë të bashkëpunimit me institucionet dhe sidomos me pushtetin vendor apo bashkinë. Por edhe përfaqësuesja e bashkisë Majlinda Dupa nuk la pa kritikuar ligjin e ri, proçesi i hartimit të planit për rregullimin e territorit nuk ka qënë transparent dhe perveç kësaj edhe pse janë dashur rreth pesë vjet për hartimin e ligjit ende nuk dihet nëse arrin të zgjidhë njëherë e përgjithmonë problemin për administrimin e territorit. Ekspertë të ndryshëm morën fjalën gjatë këtij forumi ku edhe përfaqësuesi i Bankës Botërore, David Duall theksoi rëndësinë e rrugës për hartimin e planifikimit urban. Të pranishëm kanë qënë edhe studentë shqiptarë të cilët diskutuan mbi këtë projektligj.
Leave a Comment