OBAMA: IRANI ËSHTË NJË KËRCËNIM I VËRTETË POR SHBA DUHET TË PËRDORË DIPLOMACINË

by on 09/01/09 at 10:21 pm

Presidenti i zgjedhur amerikan, Barack Obama tha sot se e shihte Iranin si një “kërcënim të vërtetë”, por  favorizon ende fillimin e një dialogu me republikën islamike.
Ai tha se “kishte thënë dhe në të kaluarën gjatë  fushatës së tij zgjedhore se Irani është një kërcënim i vërtetë për interesat kombëtare  amerikane”.
“Por unë kam thënë gjithashu se ne duhet të jemi të gatshëm të fillojnë diplomacinë si një mekanizëm për të arritur objektivat tona të sigurisë kombëtare dhe ekipi im i sigurimit  kombëtar, mendoj unë, është pasqyrues i qëndrimit praktit dhe pragmatik të politikës së jashtme”, tha Obama, i cili e merr detyrën më 20 janar.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login