Njesitë vendore të Fierit të gatshme për të pajisur qytetarët me karta identiteti
by Andi Bega on 11/01/09 at 1:45 pm
Të gjitha njësitë e qeverisjes vendore në Qarkun e Fierit janë të gatshme që të fillojnë procesin e pajisjes së qytetarëve me kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike brënda brenda muajit janar.
Për këtë qëllim bashkitë dhe komunat kanë përfunduar përgatitjen e infrastruktuës së nevojshme. Janë plotësuar oranograma e nevojshme, ka përfunduar trajnimi i personelit që do të shërbejë në sportelet e pajisjes së qytetarëve me kartat e identitetit, janë siguruar ambientet e nevojshme dhe janë kompletuar ato me aparaturat dhe bazën e nevojshme materiale.
Prefekti i Qarkut të Fierit, Shahin Bejdaj, tha sot se “të gjitha njësitë e qeverisjes vendore janë gati për fillimin e fazës së tretë ( atë të pajisjes së qytetarëve me kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike), brënda afateve të përcaktuara nga Ministria e Brëndshme.
Ky proces i nisur që në vitin 2008( me informatizimin dhe modernizimin e zyrave të gjëndjes civile, me aplikimin e sistemit të adresave ), është një nga reformat e rëndësishme të qeverisë që do të sigurojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe do t’i hapin rrugë vendit drejt integrimit në BE.
Sipas Bejdajt, procesi do të përfundojë brënda 6 mujorit të parë të vitit 2009, duke ndikuar në plotësimin e disa kritereve të rëndësishme për lëvizjen e lirë të qytetarëve në vendet e BE-së.
Bejdaj tha se të gjithë punonjësit e zyrave të gjendjes civile kanë përfunduar trajnimin e nevojshëm dhe në të gjitha njësitë e qeverises vendore të qarkut pritet që 10-ditorin e tretë të muajit Janar të fillojë puna për pajisjen e shtetasve me kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike.
Qarku i Fierit ka nën administrim 6 bashki dhe 36 komuna. Nga këto, 2 bashki e 14 komuna i përkasin rrethit të Lushnjes, 3 bashki e 14 komuna rrethit të Fierit dhe 1 bashki e 8 komuna rrethit të Mallakastrës.
Leave a Comment