NJË ZYRTAR USHTARAK I HAMASIT VRITET NGA USHTRIA IZRAELITE NË GAZA

by Andi Bega on 10/01/09 at 10:00 pm

Një shef ushtarak i lëvizjes islamike Hamas, Amir Mansi, përgjegjës për të shtënat me raketa, u vra sot në mbrëmje nga ushtria izraelite në Gaza, njoftojnë burime palestineze dhe izraelite që përputhen.
Amir Mansi, djali i Jusef Mansit, ministër i Telekomunikacioneve në qeverinë e Hamasit, është vrarë në qytetin e Gazës, njofton krahu i armatosur i Hamasit, brigadat Ezzedine al Qassam.
Sipas një zëdhënësi ushtarak izraelit, Amir Mansi ishte përgjegjës për të shtënat me raketa Grad, rrezja e të cilave është afro 40 kilometra. Ai u vra nga një njësi e këmbësorisë, teksa mbikëqyrte të shtënën e një rakete, vazhdon ky burim.
Ushtria izraelite u shpreh sot se ka vrarë 15 luftëtarë të Hamasit duke u bazuar në raporte të aktiviteteve të forcave të saj tokësore.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login