NJË GJYKATËS USHTARAK AMERIKAN NDALON GJYKIMET PËR PESË TË BURGOSUR TË GUANTANAMOS
by DashiC on 21/01/09 at 6:31 pm
Një gjykatës ushtarak amerikan ndaloi sot gjyqin e pesë të burgosurve të akuzuar për planifikimin e sulmeve të 11 shtatorit, fakt që i jep presidentit të SHBA-së, Barack Obama kohën që ai kërkoi për të vendosur nëse do të shkrijë Gjykatat e Guantanamos për Krimet e Luftës.
Ky veprim ka ndaluar gjyqet dhe çështjet për dënimet me vdekje të paktën deri në fund të majit, por u mor nga palët mbrojtëse si fundi i gjykatave speciale në bazën detare amerikane në Guantanamo, Kubë.
Leave a Comment