Një delegacion parlamentarësh europianë arriti të hynte sot nëpërmjet Egjiptit në Rripin e Gazës

by on 11/01/09 at 7:21 pm

Një delegacion parlamentarësh europianë arriti të hynte sot nëpërmjet Egjiptit në Rripin e Gazës, territor palestinez objekt që prej më tepër se dy javësh i një ofensive të përgjakshme izraelite, njoftoi shefja e këtij misioni.
Këta parlamentarë, të cilët janë tetë, përdorën pikën e kalimit në Rafah, mes Egjiptit dhe Rripit të Gazës,  ku pritet të qëndrojnë deri të martën për të vlerësuar situatën, shpjegoi zëvendëskryetarja e Parlamentit Europian, italiania Luisa Morgantini, në një mesazh elektronik dërguar AFP-së.
Gjatë qëndrimit të tyre, tetë deputetët, të cilëve u shtohet një senator italian, do të vizitojnë veçanërisht disa kampe të refugjatëve dhe spitale të Gazës bashkë me anëtarë të agjencisë së OKB-së për ndihmën për refugjatët palestinezë, Unrwa.
Kur të kthehen në Strasburg, ata do t’i japin llogari Parlamentit Europian për vizitën dhe do të mbajnë një konferencë shtypi, shtoi Morgantini.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login