NISIN PUNIMET PËR RESTAURIMIN E MURIT MBROJTËS NË QAFË KRRABË
by DashiC on 16/01/09 at 5:54 pm
Me një fond prej 2.5 milion lekësh, të buxhetit të shtetit ka nisur prej dy ditrësh rikonstruksioni i murit mbrojtës në vendin e quajtur “Ara e Sollakut” në aksin rrugor Elbasan – Tiranë në Qafë Krrabë, 28 km larg qytetit të Elbasanit.
Gëzim Hakorja, shef teknik i firmës “SH.A, Rruga”, e cila do të rikonstruktojë murin mbrojtës në këtë aks rrugor, i cili u dëmtuatua gjatë reshjeve të shiut dhe dëborës në ditët e para të këtij viti, tha se punimet do të zgjasin 10 ditë dhe do të konsistojnë në rikonstruksionin e rreth 60 metra linearë mur mbrojtës, ku 307 metra kub po restaurohet me mur guri, ndërsa 81 metra kub me mur betoni.
Restaurimi i këtij muri mbrojtës do të bëjë të mundur shmangien e aksidenteve në këtë aks rrugor, si edhe evitimin e rrëshkitjes së dherave në rast shirash.
Gjatë tre viteve të ardhëshme pritet që Drejtoria e Mirëmbajtjes së rrugëve të Elbasanit, të kryejë punime rikonstruktuese në gjithë segmentin Elbasani – Kaçulit.
Leave a Comment