Nëna e vdekur, sjell në jetë një vajzë
by Mimoza A on 14/01/09 at 3:45 pm
Foshnja e një gruaje të vdekur dy ditë më parë nga një hemorragji cerebrale, ka ardhur ne jetë falë një ndërhyrjeje cezariane kur ishte vetëm 25 javëshe.
Vajza është në gjendje të mirë shëndetësore dhe mjekët kanë bërë të ditur se do të mbijetojë. Nëna e saj, një kampione patinazhi, kishte vdekur në javën e shtatë të shtatzenisë. Mjekët arritën të mbajnë në jetë zemrën e gruas në mënyrë artificiale, edhe pse ajo klinikisht ishte shpallur e vdekur, duke bërë të mundur shpëtimin e fëmijës. Jayne Soliman lindi kështu vajzën e saj të quajtur Aya Jane.
Nuk është hera e parë që një fëmijë vjen në jetë nga një grua e deklaruar e vdekur. Në vitin 1999, një fëmijë lindi në spitalin Gijon në veri të Spanjes, edhe pse e ëma ishte deklaruar e vdekur prej një muaji.
Leave a Comment