NDËRPRITEN PËRSËRI PËR TRI ORË SULMET IZRAELITE NË GAZA
by Andi Bega on 11/01/09 at 1:55 pm
Ushtria izraelite njoftoi sot një ndërprerje tjetër tri orëshe të operacioneve të saj ofensive në Rripin e Gazës për arsye humanitare, por disa shpërthime janë dëgjuar pavarësisht nga pushimi.
“Sulmet izraelite janë ndërprerë duke filluar nga ora 09:00 GMT për tri orë”, i deklaroi AFP-së një zëdhënës ushtarak.
Disa shpërthime megjithatë janë dëgjuar në Gaza dhe në veri të territorit palestinez gjatë kësaj ndërprerjeje. Sipas disa dëshmitarëve, disa të shtëna artilerie ka patur në lindje të Gazës dhe në Jabaliya.
Izraeli njoftoi se i ka ndërprerë që të mërkurën bombardimet në Rripin e Gazës tri orë në ditë për të lejuar furnizimin e popullsisë me ndihma, duke njoftuar gjithashtu se do t’i kundërpërgjigjej të shtënave.
Sipas disa dëshmitarëve, tanke izraelitë kanë hedhur predha në Rripin e Gazës gjatë ndërprerjes së luftimeve.
Leave a Comment