Mrekullia e Hudson River

by on 16/01/09 at 10:49 am


Vetëm tre minuta pasi ishte ngritur nga Aeroporti i New Yorkut, një aeroplan i mbushur përlotë udhëtar ka aterruar mbi lumin “Hudson”. Nga kjo mrekulli kanë mbijetuar 155 persona në Aeroplanin të kompanisë Amerikane “US Airways 1549”.

Sipas hetimeve të para të FAA-së, Aeroplani është përplasur me një tufë patash, të cilat kanë dëmtuar motorët. “Është dëgjuar një zhurmë. Kemi pa edhe tym. Kapineti menjëherë na përkujtoj për një aterrim të dhunshëm”, tregon njëri nga të mbijetuarit.

„Ne kemi pas një mrekulli mbi lumin Hudson River“, ka thënë Gurvenatori i New Yorkut, David Paterson. Sipas tij, piloti është një hero. Ai ka arritur që pa funksionimin e motorëve të ateroi. Në mesin e udhëtarëve nuk ka pas lëndime të rënda. Edhe kryetari i New Yorkut, Michael Bloomberg ka lavdëruar pilotin për punën e mrekullueshme që ka bërë.

Pas aterrimit, piloti ishte shkuar disa herë për tu siguruar që të gjithë udhëtarët janë larguar nga Aeroplani. Sipas medieve amerikane, ai ishte pilot Aeroplanëve luftarak, 57 vjeçari Chesley Sullenberger. Sipas statistikave në 10 mijë fluturime nga viti 1990 deri 2005 janë regjistruar rreth 65 mijë raste të goditjeve të aeroplanëve nga zogjtë.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login