Mjaft: Cështja “Basha”, gjykim antiligjor

by on 09/01/09 at 9:10 pm

Lëvizja “Mjaft!” shprehu dje shqetësim për shkeljet ligjore që po ndodhin në gjykimin e ministrit Lulzim Basha për aferën e rrugës Durrës-Kukës. Ata vënë re se në këtë gjykim ka shkelje të hapura të dispozitave kushtetuese dhe ligjore. “Në momentin që Lulzim Basha ka dërguar çështjen e tij në Gjykatën e Shkallës së Parë, është shkelur Kushtetuta e Shqipërisë”, konstatoi “Mjaft!”. Teksa shprehu mendimin se në këtë mënyrë po tronditen themelet ligjore dhe të shtetit të së drejtës, duke dhënë shembullin më të keq për qytetarët, të cilëve u kërkohet të zbatojnë ligjin dhe t‘u nënshtrohen gjykatave për një trajtim të paanshëm të çështjeve.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login