Mirditë, gjendet një trup i pajetë në brigjet e lumit Fan
by Mimoza A on 11/01/09 at 11:17 am
Një trup i pajetë është gjetur sot në mëngjes në Reps të Mirditës pranë lumit Fan. Policia e cila ndodhet në vendin ku u gjet kufoma bëri të ditur se trupi i pajetë është i seksit mashkull. Nuk dihet ende identiteti i personit të pagjetur pajetë në brigjet e Fanit pasi në rrobat e tij policia nuk gjeti asnjë dokument identifikimi. Janë lajmëruar banorët e zonës për të parë trupin e pajetë, pasi dyshohet se mund të jetë banor i atyre rrethinave. Policia ka nisur menjëherë nga puna për të zbuluar shkaqet e mundshme të vdekjes së shtetasit të gjetur pajetë pranë lumit Fan, Mirditë.
Leave a Comment