Mesi vs Kaka: Sfida e dhjetëvjeçarit
by admin on 09/01/09 at 3:47 pm
Bilardo, Lipi, Kapelo e Saki do të zgjedhin njeriun që do të shënojë epokën e viteve 2000
Runi e Fernando Torres për të ardhmen. Po Ibra? Çfarë do të mbetet për këtë fillim shekulli? Cilin do të kujtojmë në vitet 2030: Kakanë, Mesin, apo asnjërin? Cili është “fenomeni” i dhjetëvjeçarit që po përfundon? Duket e pamundur për të gjetur simbolin e një epoke, emri i tij ende nuk ekziston. A do të mund të gjendet para 2011-ës?
Të pavdekshmit – Nuk janë Di Stefano e Pushkash: kështu fillonin kupat e viteve ‘50. Nuk ekziston Pele, me Brazilin më të madh të të gjitha kohërave, nuk janë as i madhi Eusebio, të pavdekshmit si “Beatles” e “Rolling Stones” në vitet ‘70. Nuk është koha e futbollit total si në vitet ‘70: nuk ka Krujf dhe nuk është as rivali i tij i çmendur Bekenbauer. Nuk shikohet një përballje epike si ajo Maradona-Platini e viteve ‘80. Dhe nuk janë as të paharrueshmit e fundit të viteve ‘90: Zidan e Ronaldo.
Sfidat e mëdha – Mungojnë edhe 24 muaj: dy Champions, dy botërore për klube, mbi të gjitha një Kampionat Botëror, si dhe disa “Topa të Artë” dhe “Ëorld Player” për t‘u dhënë. Ka kohë për të lënë një shenjë të përjetshme. Sfida është ndezur: Mesi, Kaka e Kristiano Ronaldo janë kandidatët e mëdhenj, të detyruar të bëjnë më shumë. Të fitojnë një Botëror, të përsërisin triumfin në Champions, të gjejnë vazhdimësinë si yjet e mëparshëm.
Rivalët – Prapa në këtë luftë ka mbetur Ronaldinjo, i cili e ka humbur Botërorin e tij dhe karta e identitetit nuk e ndihmon dot. Po ashtu edhe Pirlo, i cili ka fituar më shumë se të gjithë dhe ëndërron Afrikën e Jugut. Një paraqitje të madhe edhe Bufon, por vetmia e numrave 1 reflektohet në klasifikimin e kampionëve. Të zgjedhurit janë ata: Mesi e Kaka në avantazh, Kristiano Ronaldo aty pranë tyre. Për këtë do të dëgjohen të paktën katër zërat e të talentuarve të pankinave (Bilardo, Kapelo, Lipi, Saki). Ku i dihet çdo të ndodhë deri në 2010-ën.
Lionel Mesi – Po të tjerët? Bashkëkohësit si Runi, Torres, Fabregas, a mund të synojnë dhe ata dhjetëvjeçarin e ardhshëm: mosha është në favorin e tyre. Ibrahimoviç është një rast i veçantë: bën veprime prej fenomeni, por sukseset (katër tituj, dy të falur) e kufizojnë në Itali. Murinjo mund të jetë çelësi i Olimpit të tij. Duke shpresuar se futbollisti i dhjetëvjeçarit do të jetë Ibra, Ronaldo, Kaka. Për momentin, titullin e më të mirit në botë e meriton Mesi.
Leave a Comment