Memorandumi i teatrove të Shqipërisë,Kosovës dhe Maqedonisë
by Mimoza A on 14/01/09 at 3:22 pm
Tetari kombëtar shqiptar, Teatri Kombëtar i Kosovës dhe Institucioni Nacional-Teatri Shqiptar kanë nënshkruar një memorandum të përbashkët bashkëpunimi. Drejtori i Teatrit Kombëtar Shqiptar Kristaq Skrami vlerësoi këtë bashkëpunim duke theksuar rëndësinë e një memorandumi të këtillë. Megjithëse nuk ka munguar bashkëpunimi me përfaqësues të Kosovës dhe Maqedonisë, në vepra të rëndësishme teatrale, ky memorandum është vulosja zyrtare e ketij bashkëpunimi.Ky memorandum ka për qëllim realizimin e komunikimit, shkëmbimin dhe prodhimin e vlerave kulturore midis vendeve tona si dhe forcimin e marredhenive midis këtyre tri institucioneve. Koordinimin e puneve dhe aktiviteteve të përbashkëta qe këto institucione do të marrin përsiper për të realizuar. Te tri teatrot shprehen të gatshme të bashkëpunojne për realizimin dhe zbatimin e këtij memorandumi dhe bashkëpunimit, përmes projekteve konkrete, të paraqitura në anekse të veçanta. Ky Memorandum Bashkepunimi përcakton fushat me interes te perbashket, protokollin e bashkepunimit mes paleve si dhe angazhimet e tyre reciproke.
Leave a Comment